3-SHJA E PSG-SË QË NUK SHKËLQEU/ Trajneri Pochettino: Messi-Neymar-Mbappe kishin stil të ndryshme loje
Ish trajneri i PSG-së, Poçetino ka shpjeguar pse nuk funksioni Mesi- Nejmar dhe Mbape. Tekniku argjentianas tregoi se lojtarët kishin stile të ndrshme loje dhe ishte e vështirë ti menaxhoje. Sipas Poçetinos përplasjet më të mëdha ishin midis Mbapes dhe Mesit
Pak vite më parë, PSG kërkonte me çdo kusht ta fitonte Champions Leaguen, duke i grumbulluar në skuadër yjet më të mëdhenj të futbollit botëror, por pa e arritur kurrë objektivin.
Një dështim që kulmoi edhe atëherë kur në të njëjtën skuadër u bashkuan Lionel Messi, Neymar dhe Kylian Mbappé. Por, pse ky treshe nuk funksionoi siç pritej në fushë? Për këtë ka folur ish-trajneri i tyre, sot selektor i SHBA-ve, Mauricio Pochettino.
Në një intervistë, trajneri argjentinas e ka rikthyer në vëmendje vështirësitë e bashkëjetesës në fushë, veçanërisht mes Messit dhe Mbappes.
“Messi donte ta ndërtonte aksionin nga prapa, ngadalë, me kombinime dhe pasime, sepse e ka cilësinë për ta kontrolluar topin dhe për të dribluar një, dy apo tre kundërshtarë”.
Megjithatë, ky stil përplasej me mënyrën e lojës së Mbappes.
“Nga ana tjetër, Mbappe, kur e fitonim topin dhe sulmonim në thellësi, kërkonte hapësirë. Duhej t’ia jepje topin dhe ta lije të vraponte. Por kur luanim për Messin, Mbappe thoshte se forca ime është vrapimi. Nëse luanim për Mbappen, nuk mund të luanim për Messin.”
Një kontrast i qartë filozofish loje që, sipas tij, e bëri të pamundur gjetjen e një ekuilibri të qëndrueshëm. Në analizën e tij, Pochettino ndalet edhe te periudha e vështirë e përshtatjes së Messit në Paris. Ai tha se ambienti në Francë ishte shumë armiqësor ndaj tij dhe nuk ishte e lehtë.
Stile loje të ndryshme dhe ego të mëdha e penguan PSG-në ta realizonte ëndrrën evropiane, pavarësisht një tresheje që në letër dukej e pathyeshme.
Pak vite më pas, një gjë të tille e arriti Luis Enrike, pa të tre yjet që kishte në skuadër. PSG fitoi ligën e kampionëve duke mposhtur iNterin në finale, ndërsa Mbape, Mesi dhe nejmar e panë ndeshjen nga televizori.
