PAMJET/ Peshëngritësi Samoel Rrasa, nënkampion bote për të rinj në Egjipt

Peshëngritja shqiptare vijon të japë rezultate të spikatura në arenën ndërkombëtare, teksa sportisti i ri Samoel Rrasa është shpallur nënkampion bote në Kampionatin Botëror për të Rinj që po zhvillohet në Egjipt.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), bëri të ditur sot se 18-vjeçari kuqezi garoi në peshën 65 kg, ku siguroi vendin e dytë në stilin e shkëputjes me 134 kg, duke merituar medaljen e argjendtë.

Në garën e dygarëshit, Rrasa regjistroi një total prej 290 kg, rezultat që e renditi në vendin e katërt, shumë pranë podiumit.

Ky sukses konfirmon potencialin e lartë të sportistit shqiptar dhe progresin e vazhdueshëm të peshëngritjes në vend në kompeticionet ndërkombëtare.