VOLEJBOLL/ Pogradeci shkruan historinë, mund Tiranën dhe shpallet kampion në ndeshjen e pestë. Flasin PROTAGONISTËT

Pogradeci shkruan historinë në volejbollin shqiptar të femrave. Duke mundur 3 me 0 Tiranën në ndeshjen e pestë është shpallur kampion.

Pogradecaret e mbyllin shpejt setin e parë 25 me 16, por në setin e dytë tiranaset kërkojnë baraspeshën tek shkojnë në 8 me 13, por vetëm kaq, pasi pogradecaret e fitojnë edhe këtë set 25 me 20. Seti i tretë ka pak histori, pasi liqenoret fitojnë 25 me 16.

Me Bajraktaroviç në organizim, ekipi i trajnerit Besnik Lisha ka fituar qetësinë e duhur në një finale si kjo, ndërsa Jonson në pozicionin “4” kanë qenë “kurthi” i trajnerit ndaj Tiranës. Nga ana tjetër, skuadra kryeqytetase, pa Malaj në pozicionin “3”, nuk ka pasur forcën e duhur në goditje.

Kjo fitore ka bërë që një qytet i tërë të përjetojë emocione të forta, ndërsa një ekip i tërë ka “fluturuar” nga gëzimi i titullit kampion.

VOLEJBOLL/ Pogradeci shkruan historinë, mund Tiranën dhe shpallet

Atmosfera në Pogradec ka qenë elektrizuese, me tifozët që kanë festuar gjatë për këtë arritje historike të vajzave liqenore.

Ky sezon ka qenë i jashtëzakonshëm për Pogradecin, pasi më herët liqenoret kishin fituar edhe Ligën “Gjergj Kastrioti” dhe Kupën e Republikës, duke kompletuar kështu një tripletë të artë në volejbollin shqiptar.

DEKLARATAT E PROTAGONISTËVE

VOLEJBOLL/ Pogradeci shkruan historinë, mund Tiranën dhe shpallet

Bajraktareviç: “Mundohem t’i jap ekipit energji të mirë dhe të mbajmë ritmin lart. Ndihem e mrekulluar është hera ime e parë që fitoj në një ligë. E pabesueshme, do festojmë shumë sot”.

Johnson: “Kur u nisa për të ardhur në Shqipëri nuk e prisja kurrë këtë, por u bekova me një grup fantastik vajzash dhe e bëmë gjithçka për njëra tjetrën. Kemi punuar shumë fort për këtë, këtë donim. Edhe Tirana punoi shumë fort, por në fund është vetëm një ekip që ngjitet të majë”.

VOLEJBOLL/ Pogradeci shkruan historinë, mund Tiranën dhe shpallet

Kapitenia Paola Gjata: “Po, ia dolëm! Tani mund të them me plot gojë që ja dolëm. E dija që nuk do ta falnim, me gjithë këtë mbështetje të qytetarëve tanë. Jemi shumë të lumtur që emri i Pogradecit do të shënohet në listën e ekipeve kampionë. Kishim tifozëri të mahnitshme, nuk kishte vende aq shumë janë. Kjo është nata e pogradecarëve dhe do festojmë”.

Besnik Lisha: “Absolutisht jemi përgatitur për ta fituar. Ka fituar ekipi më i mirë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që ekipet mike të fitojnë në fushën e kundërshtarit siç ka ndodhur me finalet por ka gjëra të mira dhe kjo pjesë dhe ekipet po luajnë njësoj në çdo fushë. Ky ekip, Pogradeci është ndërtuar të jetë fitues”.