E kishin siguruar ngjitjen në Superiore, Laçi shpallet kampion mes tensioneve në Korçë

Finalja e kategorisë së parë Skënderbeu-Laçi është shoqëruar mes tensionesh dhe protestash të shumta mes lojtarëve në fushë dhe tifozëve në tribunë. Ka qenë një ndeshje e luftuar fort mes të dyja skuadrave të cilat më parë kishin arritur të siguronin ngjitjen në kategorinë superiore dhe luftonin për të marrë kupën e titullit kampion të kategorisë së parë.

E kishin siguruar ngjitjen në Superiore, Laçi shpallet kampion mes

Ka qenë arbitri Florian Lata ai i cili mes një aksioni të dyshimtë në portën e laçjanëve vendosi të ndëshkonte me karton të kuq një futbollist të Skënderbeut duke çekuilibruar lojë.

Pavarësisht kësaj ndeshja ishte barabartë deri në sekondat e fundit dhe kur pritej fërshëllima, teksa Skënderbeut i mjaftonte barazimi për tu shpallur kampion, ishte sulmi i fundit i laçjanëve përmes një korneje që ka tundur rrjetën e korçarëve dhe u ka "rrëmbyer" titullin kampion.

Pas golit protestat e korçarëve ishin të shumta pasi arbitri Lata kishte vendosur vetëm 5 minuta shtesë ndërsa pretendimet e korçarëve ishin se ndeshja duhej të ishte mbyllur pasi goli u shënua në minutën e 97".

Në fund të ndeshjes presidenti i FSHF-de Armand Duka u dorëzoi kupën e titullit kampion laçjanëve ndërsa të shumta ishin forcat policore që ishin prezente në stadium, pasi ka pasur provokime mes tifozërive.

E kishin siguruar ngjitjen në Superiore, Laçi shpallet kampion mes

Skënderbeu dhe Laçi vitin tjetër do të luajnë në kategorinë superiore ndërsa Pogradeci është duke kërkuar të rikthehen në elitën e futbollit shqiptar nëpërmjet play off.