MESSI E RONALDO SYNOJNË 1 MIJË GOLA! Yjet e sulmit nuk njohin moshë, sfida nuk ndalet për rekordet

Kush do të kapë i pari 1 mijë gola, Ronaldo apo Mesi. Gara mes dy sulmuesve duket se mbetet ende i hapur portugezi kryeson, edhe pse është 3 vite më i madh se Argjentinasi, madje konsiderohet favorit pasi do të jetë në kupën e botës. Megjithatë Leo Messi duket se nuk ndalet në fushë duke mos qëndruar me vetë 65 gola pas

Kristiano Ronaldo ka kaluar 41 vite e leo mesi 38, por të dy nuk ndalen në fushën e blertë

Madje ata janë përfshirë në garën për golin e 1 mijtë dhe titullin e golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave në historinë e futbollit duke hapur një kapitull të ri.

Portugezi duket se mendonte se goli i tij i fundit për Al Nassr, që e çoi në kuotën e 971 gjuajtjeve në shenjë, do ti jepte siguri avantazhi ndaj argjentinasit, por duket se asgjë nuk ka ndryshuar.

Ylli i Inter Miamit ishte edhe një herë një nga lojtarët më të spikatur në ndeshjen e fundit kundër Herons, duke shënuar një tjetër gol dhe duke dhënë asistin e tij të parë për sezonin aktual.

Ishte goli i 906-të i Messit, megjithëse këtë herë nuk i solli asnjë pikë ekipit të tij. Pasi kryesoi 3-0, Orlando bëri një rikthim dhe fitoi 4-3 në kohën shtesë.

Rekordet e golave të dy sulmuesve janë thjesht spektakolare. Gjithçka tregon se Cristiano e arrin këtë moment i pari. 41 vjeçari madje duket në formë dhe nuk ka pasur lëndime duke e kthyer në një pikë kyçe edhe në Kupën e Botës ku do të përpiqet të bëjë histori.

Messi ka shënuar 906 gola në 1,150 ndeshje të luajtura, ndërsa Cristiano ka 65 gola më shumë sepse ka luajtur më shumë ndeshje—1,319 në total. Megjithatë diferenca me tre vite do të jetë vendimtare por kjo do të varet edhe nga moment që do të varin takat në gozhdë.

Pas tyre, pjesa tjetër e golashënuesve kryesorë të të gjitha kohërave janë shumë larg totalit të tyre. Austriaku Josef Bican shënoi 805 gola, braziliani Romario përfundoi me 772 gola, dhe i madhi Pelé zyrtarisht njihet me 757 gola.