85-VJEÇARJA, NË DY VITE KAP 2 MASHTRUES/ Gjyshja u përfshi në planin e policisë, do i merrnin 120 mijë euro përmes call centerave

Në Itali një gjyshe 85 vjeçare u shndërrua në dedektive të vërtetë. Brenda dy vitesh ajo arriti të zbulojë dy mashtrues që tentuan ti merrnin para përmes thirrjeve telefonike. Madje gjyshja bëri dhe lojën e policisë duke i pranuar grabitësit në shtëpi ku u kapën në momentin e dorëzimit të bizhuterive

Një grua 85-vjeçare në Torino ka mundur të zbulojë dy mashtrues brenda një viti. Skema ishte organizuar po përmes call centerave. Pensionistja ishte telefonuar nga një person kur i kërkohej të paguante 120 mijë euro pasi djali i saj duhej t'i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale pasi ishte prekur nga një sëmindje  e rëndë.

duke mos pasur djem dhe duke e ndjerë tentativën e mashtrimit, njoftoi menjëherë vajzën e saj, e cila kontaktoi me karabinierët në Qendrën e Operacioneve Venaria.

Pas këtij momenti e moshuara pranoi planin e efektivëve që i sugjeruan të vazhdonte lojën deri në dorëzimin e parave.

Gjatë telefonatës, gruaja u soll e hutuar dhe e shqetësuar, veçanërisht kur i ashtuquajturi mjek ia dha telefonin të birit të saj të supozuar, i cili, me hidhërim të thellë, e informoi se një grua do të vinte së shpejti në shtëpi për të marrë të gjithë paratë dhe bizhuterite që kishin mbledhur.

Gjithçka eci sipas projektit. Në banesë u paraqit një 41 vjeçare që u arrestua menjëherë pasi mori sendet me vlerë. Oficerët i gjetën bizhuteri të tjera ari , një orë dore - me vlerë të vlerësuar 15,000 euro - dhe 350 euro në para të gatshme. Hetuesit besojnë se këto janë të ardhura nga një mashtrim i ngjashëm dhe hetimi është duke vazhduar.

 85-vjeçarja kishte qenë tashmë viktimë e një tjetër përpjekjeje mashtrimi që datonte që nga shkurti i vitit 2024. Edhe në atë rast, mashtrimi dështoi falë veprimit të saj të shpejtë, gjë që çoi në arrestimin e një shtetaseje gjermane 18-vjeçare .