Abdixhiku paralajmëron ‘lajme të mira’ pas takimit me Osmanin: Kthimi i LDK-së në horizont
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Maj 2026, 08:10
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka paralajmëruar “lajme të mira” pas takimit që ka mbajtur të enjten në mbrëmje në një restorant me ish-presidenten Vjosa Osmani.
Për mediat e pranishme, Abdixhiku ka thënë se takimi ishte “darkë mes miqsh”.
“Nuk është i pari e as s’do të jetë i fundit dhe shumë shpejt do të vijmë me lajme të mira. Pjesë substanciale e kthimit të madh të LDK-së, por shumë shpejt vijmë me lajme të mira”, ka thënë Abdixhiku.
Ndërkaq Osmani, derisa nuk ka pranuar të deklarohet, shumë shkurt mediave u tha se “ishte një kafe mes miqsh”.
