Pl*gosje me th*kë Vlorë, 23-vjeçari përfundon në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Maj 2026, 21:36
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet se një 23-vjeçar është shoqëruar në spital nga policia e Vlorës, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të plagosjes së të riut. Po ashtu pritet të merret edhe dëshmia e tij pas ndihmës mjekësore.