Akt i rëndë në jug të vendit/ Tabelat në gjuhën greke në aksin Gjirokastër–Kakavijë mbulohen me bojë të zezë, dy të dyshuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Maj 2026, 21:27
Një akt i rëndë është regjistruar në jug të vendit. Në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë, në zonën ku jeton minoriteti grek, tabelat rrugore në gjuhën greke janë mbuluar me bojë të zezë.
Pamjet tregojnë qartë dëmtimin e sinjalistikës, një veprim që ka shkaktuar reagime të forta dhe shqetësim në komunitet. Banorët e konsiderojnë këtë një sulm ndaj bashkëjetesës dhe respektit mes komuniteteve.
Ndërkohë, policia e Gjirokastrës ka reaguar, duke identifikuar dy autorë të dyshuar për këtë ngjarje. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e këtij akti.
Autoritetet përballen tashmë me presionin për të marrë masa të menjëhershme, si për rikthimin e tabelave, ashtu edhe për garantimin e sigurisë dhe harmonisë në zonë.