"Irani në 'gjendje kolapsi'"/ Trump kërkon hapjen urgjente të Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë me dije se Irani i ka përcjellë një mesazh SHBA-së ku thuhet se vendi ndodhet në “gjendje kolapsi” dhe kërkon hapjen sa më të shpejtë të Ngushticës së Hormuzit.

Sipas tij, ky informacion është publikuar përmes platformës Truth Social, ku ai shkruan se Irani po përballet me vështirësi të brendshme dhe po kërkon zhbllokimin e kësaj rruge detare strategjike.

Ngushtica e Hormuzit është një nga pikat më të rëndësishme në botë për transportin e naftës dhe gazit, pasi përmes saj kalon një pjesë e madhe e tregtisë globale të energjisë.