Sorra: Prapaskenat e derbit Tirana-Partizani, nga premio 'e çmendur' e Halilit te tifozi kuqezi që festoi për bardheblutë

Derbi Tirana-Partizani prodhoi emocione jo vetëm në fushën e lojës, por edhe prapaskena interesante që shtojnë edhe më shumë ngjyrat e kryendeshjes së Shqipërisë.

Për të folur më tepër për këtë temë, i ftuar në emisionin "Ora Sport", në "Ora News", ishte Arben Sorra i cili u shpreh se fitorja ishte thelbësore për Tiranën, e cila kërkonte të dilte nga një “makth” i javëve të fundit, ndërsa Partizani synonte të vuloste pozitat për në “Final Four”.

Ndeshja u karakterizua nga dy pjesë të ndryshme. Partizani kaloi i pari në avantazh me një gol që erdhi thuajse nga hiçi, duke dominuar minutat e para. Megjithatë, pjesa e dytë ishte tërësisht e Tiranës, e cila, pa asgjë për të humbur, u hodh në sulm dhe arriti të përmbyste rezultatin në një përballje të cilësuar si një ndeshje me “futboll të pastër”, ku të dyja skuadrat luftuan fort për objektivat e tyre.

"Mezi e kemi prit sepse ishim në, kemi qenë shumë herë në këtë studio, kemi folur, e kemi mbrojtur Tiranën me të drejtë, pa të drejtë. Po në fund të ditës kemi thënë që Tiranës i duhet.

Dhe në fund, në fund të ditës themi që megjithëmen kampionatit i duhet Tirana. Edhe ishte ndeshja e parë që e kemi parë, siç e tha dhe profesori, ndeshja e parë që e kemi parë bio. Po. Një futboll i pastër, një futboll që të dyja ekipet ndesheshin, ta merrshin, Tirona të shpëtonte nga ai makth i këtyre, i këtyre javëve të fundit. Kurse Partizoni të kapi final four. Pra, pjesa e parë foli për atë Partizan që nuk e di dhe ai gol erdhi si rrjedhojë nga hiçi", u shpreh Sorra.

Ndiqni emisionin e plotë: