Allegri për Ardon Jasharin Do të jetë një lojtar i rëndësishëm për Milanin në të ardhmen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2026, 18:44
Trajneri Masimiliano Allegri ka folur për mesfushorin me origjinë shqiptare, Ardon Jasharin, duke i mbyllur derën Juventusit për një transferim të mundshëm.
“Klubi bëri një investim të madh në një lojtar me cilësi të shkëlqyera. Ai pësoi një dëmtim, u rikthye dhe më pas pati më pak kohë loje. Por kjo nuk do të thotë që ai papritmas është bërë një lojtar i dobët.
Ai është përballur me disa vështirësi, por ka një potencial të madh. Ai do të jetë një lojtar i rëndësishëm për Milanin në të ardhmen. Sigurisht, gjithmonë ka vend për përmirësim”, tha trajneri i Milanit.
