INCIDENTI ME VINICIUSIN! UEFA pezullon Gianluca Prestiannin me 6 ndeshje
Futbollisti i Benfikës, Prestianni është pezulluar me gjashtë ndeshje nga UEFA. Ai u shpall fajtor për sjellje homofobike ndaj lojtarit të Real Madridit, Vinicius. Prestianni do të kryejë gjysmën e dënimit dhe do të jetë në periudhë prove për tri ndeshjet e tjera për një periudhë 2-vjeçare.
UEFA ka pezulluar për gjashtë ndeshje, futbollistin e Benfikës, Gianluca Prestianni- për konfliktin verbal me Vinicius në muajin shkurt.
Komisioni i Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s vendosi ta ndëshkojë lojtarin argjentinas për sjellje diskriminuese, dhe jo për akuzat për racizëm ndaj Vinicisus.
20-vjeçari kishte pranuar përdorimin e këtyre fyerjeve gjatë ndeshjes, por jo duke përdor fyerje raciste.
Sipas vendimit, Prestianni do të vuajë tri ndeshje pezullim, ndërsa tri të tjera janë me kusht për një periudhë prove prej dy vitesh. Nëse gjatë kësaj kohe ai nuk përsërit shkelje të ngjashme, pjesa e mbetur e dënimit nuk do të zbatohet.
Ndërkaq, UEFA ka kërkuar gjithashtu nga FIFA që ky dënim të shtrihet në nivel global. Nëse kjo kërkesë miratohet, Prestianni rrezikon të humbasë edhe ndeshje me kombëtaren e Argjentinës në Kupën e Botës që do të zhvillohet këtë verë në Shtetet e Bashkuara.
Prestianni pati një konflikt verbal me Vinicius. Sulmuesi i Realit u ankua te gjyqtari se ai e kishte fyer në mynrë racore duke sjellë një ndërprerje të lojës për 10 minuta. Vinicius pretendon se argjentinasi e quajti "majmun", por Prestianni mohoi se e kishte fyer në mënyrë raciste.
braziljani u largua nga fusha dhe refuzoi të kthehej pas komenteve të Prestianni-t, duke rezultuar në një ndërprerje të lojës që zgjati 10 minuta.
Ky incident mund të sjellë një ndryshim të rregullores, me Bordin Ndërkombëtar të Shoqatës së Futbollit që do të mblidhet në Kanada javën e për të shqyrtuar më tej se si trajtohen lojtarët nëse mbulojnë gojën për të folur me një kundërshtar gjatë në ndeshje.

