"Epokë e re me 'Paketën e Maleve'"/ Rama në 'Flasim': Të investojnë në tokat e trashëguara me përjashtim taksash deri në 10 vite

Kryeministri Edi Rama ka folur në podcastin “Flasim” për një program të ri kombëtar të quajtur “Paketa e Maleve”, i cili synon të nxisë zhvillimin e zonave rurale dhe malore në Shqipëri.

Sipas tij, programi po tërheq interes, sidomos nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të cilët po shohin mundësi për të investuar kursimet e tyre në vendlindje.

Rama e përshkroi këtë nismë si një mënyrë për të kthyer tokat dhe shtëpitë e trashëguara në instrumente zhvillimi, duke krijuar biznese të vogla, ferma apo projekte agroturizmi në zonat malore.

Ai tha se procesi është thjeshtuar dhe investimet mund të nisin edhe pa përfunduar dokumentacioni i pronësisë. Sipas tij, për 500 projektet e para parashikohet edhe përjashtim nga taksat për një periudhë 10-vjeçare, si dhe më pas pajisja me titull pronësie.

Rama u bëri thirrje të interesuarve të marrin pjesë në këtë program, duke e parë si një mundësi për zhvillim ekonomik personal dhe njëkohësisht për rritjen e ekonomisë rurale në vend.

Ai shtoi se nisma synon të sjellë më shumë investime në zonat malore dhe të krijojë të ardhura më të qëndrueshme për familjet shqiptare, brenda dhe jashtë vendit.

EDI RAMA NË PODCASTIN 'FLASIM':