Nga armëpushimi te bombardimet/ 6 viktima në jug të Libanit, Izraeli godet objektiva që i lidh me Hezbollahun
Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën nga sulmet ajrore izraelite në jug të Liban, edhe pse një armëpushim kishte ndalur luftimet mes Izrael dhe grupit Hezbollah.
Ministria libaneze e Shëndetësisë bën me dije se nga sulmet kanë mbetur të vrarë gjashtë civilë dhe janë plagosur edhe dy të tjerë. Viktimat janë raportuar në disa zona: dy në Wadi al-Hujair, dy në Touline dhe nga një në Srifa dhe Yater.
Në të njëjtën kohë, misioni paqeruajtës i OKB-së në Liban, UNIFIL, njofton se një ushtar nga Indonezia ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra gjatë një sulmi më 29 mars. Sipas të dhënave paraprake, ai është goditur nga një predhë tanku izraelit.
Nga ana tjetër, ushtria izraelite thotë se ka vrarë gjashtë persona në qytetin jugor Bint Jbeil, të cilët i konsideron luftëtarë të Hezbollahut. Ende nuk është e qartë nëse këto janë të njëjtat viktima që përmenden nga pala libaneze.
Përplasjet në jug të Libanit kanë qenë të forta në ditët para armëpushimit të 17 prillit. Sipas të dhënave zyrtare, që nga fillimi i konfliktit më 2 mars, sulmet izraelite kanë shkaktuar mbi 2,400 viktima në vend.

