“Nuk dorëzojmë dokumente”/ “The Lancet” refuzon Senatin amerikan për hetimin mbi origjinën e pandemisë

“Nuk dorëzojmë dokumente”/ “The Lancet”
Revista mjekësore The Lancet ka refuzuar të paraqesë prova në një hetim të Senati i Shteteve të Bashkuara për origjinën e pandemisë COVID-19.

Kryeredaktori Richard Horton ka bërë të ditur se revista mori një kërkesë për të dëshmuar, por nuk do të marrë pjesë në këtë proces. Ai ka shpjeguar se revista nuk dëshiron të bashkëpunojë me një qeveri që, sipas tij, ka sulmuar disa nga shkencëtarët më të njohur.

Në këtë kontekst ai përmendi edhe Anthony Fauci, i cili drejtoi përgjigjen ndaj pandemisë në SHBA dhe më pas u përball me kritika të forta dhe kërcënime.

Sipas Horton, në dhjetor 2025, revista mori një kërkesë për të dorëzuar dokumente që lidhen me koronaviruset për periudhën 2018–2022, përfshirë emaile dhe materiale kërkimore. Një kërkesë e ngjashme iu dërgua edhe revistës Science.

Këto kërkesa janë pjesë e një hetimi të udhëhequr nga senatori republikan Rand Paul, i cili po shqyrton financimet amerikane për një laborator virologjik në Wuhan, qyteti ku u shfaqën rastet e para të virusit në fund të vitit 2019.

Debati për origjinën e pandemisë vazhdon. Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe shumica e shkencëtarëve mbështesin idenë se virusi ka origjinë natyrore. Nga ana tjetër, disa agjenci amerikane nuk e përjashtojnë mundësinë e një rrjedhjeje nga laboratori, duke e mbajtur çështjen ende të hapur.