Të shtëna me armë në Kurbin, qëllohet drejt një automjeti

Të shtëna me armë zjarri raportohet të jenë dëgjuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kurbin.

Sipas informacioneve paraprake, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë drejt një automjeti.

Deri më tani nuk raportohet për persona te lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.