Bie sistemi i hyrje-daljeve në Kakavijë, pala greke bllokon punën, krijohen radhë në pikën kufitare

Prej 10 minutash ka rënë sistemi EES (hyrje-daljeve) në pikën kufitare të Kakavijës.

Policia greke ka bllokuar punën si pasojë e rënies së sistemit të ri të hyrje-daljeve në hapësirën Shengen ose BE.

Për pasojë po krijohen radhë në pjesën greke të Kakavijës.