Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (22-23 prill 2026)
Ndiqni parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.
Europa Juglindore dhe Ballkani paraqiten me mot të paqëndrueshëm, reshje dhe stuhi, ndërsa pjesa tjetër e kontinentit ka mot të kthjellët dhe të ngrohtë.
Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira, reshje të pakta në Lindje dhe dëborë në zonat malore, ndërsa në mbrëmje përmirësohet. Temperaturat luhaten nga 2°C në 19°C, era fryn deri 50 km/h dhe dallgëzim 3 ballë.
Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme , Pjesa më e madhe e Europës paraqitet me mot të kthjellët dhe të qëndrueshëm, ndërsa Europa Lindore dhe brigjet e Turqisë kanë reshje dhe erëra të forta.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, Moti përmirësohet me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar Verilindjen me reshje të izoluara. Temperaturat luhaten nga 1°C në 20°C, era fryn deri 45 km/h dhe dallgëzim mbi 2 ballë.
