FOTO/ Dosja e grupit kriminal të AKSHI-t, kush është Arjola Koromani dhe lidhja e saj me Ermal Beqirin?
“Gazeta Publike” raporton së fundmi se hetimet e Prokurorisë së Posaccme kanë evidentuar Arjola Koromanin, administratoren e "Soft & Solution", si personin që koordinonte furnizimin me verëra të shtrenjta për llogari të Ergys Agasit.
DENONCIMI NGA “GAZETA PUBLIKE”
ARJOLA KOROMANI, DASHNORJA E HAJDUTIT ERMAL BEQIRI, EMRI KYÇ PAS POROSIVE TË VERËRAVE TË SHTRENJTA NË VILËN E ERGYS AGASIT.
Hetimet e SPAK kanë evidentuar Arjola Koromanin, administratoren e "Soft & Solution", si personin që koordinonte furnizimin me verëra të shtrenjta për llogari të Ergys Agasit.

Sipas dëshmisë së pronarit të kompanisë importuese, Andis Papa, Koromani ishte ajo që:
1. Bënte porositë direkte të pijeve luksoze nga jashtë.

2. Kryente pagesat përmes transfertave nga shoqëria "Soft & Solution" ose me para në dorë (cash).
3. Përfitonte çmimin e kostos, pasi pijet i shiteshin pa fitim si pjesë e bashkëpunimit mes tyre.
Ky mekanizëm shërbente për të futur në Shqipëri sasi të mëdha pijesh, të cilat dyshohet se ishin formë shpërblimi për tenderat e përfituar nga AKSHI.


