Para të fshehura në kuti vere/ SPAK zbulon qarkullimin e parave, sekuestrime me shuma të mëdha cash

SPAK zbulon lëvizjen e parave, kapen kuti vere me shuma parash.

Lidhur me të ardhurat e paligjshme të përfituara në formë korruptive nga e hetuara Mirlinda Karçanaj, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova, të cilat të analizuara në harmoni me njëra-tjetrën bëjnë të besohet fakti se ajo ka përfituar nga shtetasi Daniel Shima vlerën prej 200.000 (dyqind mijë) euro në mënyrë indirekte nga shtetasja Arjola Koromani (nëpërmjet shtetasit Daniel Shima).

Në disa raste ka marrë “kuti vere” të mbushura me kartëmonedha EUR të prerjeve 100, 200 dhe 500.

Si dhe ka përfituar nga persona të tjerë të lidhur me shtetasit Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi.

Ku përmendim blerjen e tre pasurive të paluajtshme, dy në Tiranë dhe një në Qerret, me qëllim favorizimin e shoqërisë “Soft & Solution” apo dhe kompanive të tjera në procedurat e prokurimit të zhvilluara nga institucioni që ajo drejtonte (AKSHI).