VIDEO/ IKMT prish objektin dykatësh në Tiranë, i hapet rruga projektit të Unazës së Madhe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Prill 2026, 13:59
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po kryen sot në Tiranë prishjen e një objekti dy katësh me strukturë beton/arme.
Ndërhyrja bëhet në mbështetje të projektit infrastrukturor të Autoritetit Rrugor Shqiptar për rishikimin e segmentit rrugor të vazhdimit të Unazës së Madhe të Tiranës nga Sheshi Shqiponja - Bulevardi i Ri - Shkozë.
Në përputhje me legjislacionin në fuqi, pronarët e objektit janë trajtuar me shpronësim për interes publik.
