EMRI/ Aksioni i SPAK për goditjen e Call Center-ave, identifikohet polici i shoqëruar

Argusto Berberi, dyshohet të jetë efektivi i policisë i ndaluar këtë të mërkurë, në kuadër të operacionit të SPAK kundër call centerave.

Mësohet se Berberi mban detyrën e agjentit në Komisariatin, nr.1 në Tiranë. Atij i është kontrolluar dhe banesa nga agjentët e BKH-së.

Këta të fundit kanë kryer bastisje në zonën pranë “Sami Frashërit” në Tiranë, ku raportohet se ka pasur sekuestrim te shumave te parave dhe prova të tjera materiale të rëndësishme për hetimin.

Sipas raportimeve, ekzistojnë dyshime se në këtë rrjet mashtrimi me Call Center mund të jenë të përfshirë edhe efektivë të tjerë të Policisë së Shtetit.