SPAK zbulon verë më vlerë 1 milionë euro dhe kap jahtin 930 mijë eurosh
Dosja e AKSHIT ka zbuluar jo vetëm pronat me vlerën 40 milionë euro por edhe luksin. Biznesmenëve Ergys Agasi dhe ermal beqiri iu zbuluan verë me vlerë mbi 1 milionë euro por edhe jahti luksoz
Vetëm në periudhën tetor 2024 deri në nëntor 2025 Ergys Agasi i shpallur në kërkim për dosjen akshi ka blerë verë në vlerën prej 1 milionë e 130 mijë eurosh. Kjo është shifra e faktuar nga prokuroria e posaçme e mbështetur në faturat e gjetura gjatë kontrollit në pronën e biznesmenit në në zonën e vilave qeveritare, plazh, Durrës. “Gjatë kontrolli të ushtruar, në ambjentin e poshtëm te banesës u konstatuan disa arka druri, brenda të cilave ndodheshin disa shishe vere dhe shampanje”, thuhet në dosjen e spak. Po aty u zbulua dhe një faturë ku më tej vazhdoi gjurmimi i blerjes së pijeve të shtrenjta.
Në fakt për vinotekën e Agasit janë publikuar më herët të dhëna ku vera dhe shishet e shtrenjta u zhvukën pas sekuestrimit.
Veç pronave me vlerë 40 milionë euro ku përfshihen hektarë me pyje, vila e apartamente, SPAK ka sekuestruar dhe një jaht me vlerë 930 mijë euro që i përket biznesmenit tjetër të shpallur në kërkim Ermal Beqiri. Prokuroria thotë se më date 13.06.2025 Ermal Beqiri ja ka dhuruar mjetin shtetases Xhenila Tamizi. Kjo e fundit në deklaratë thotë se veprimi u bë pasi ajo ka pasaportë të një vendi të BE dhe mund të lëvizej më lehtë me mjetin lundrues.
Xhenila Tamizi: "Kam qenë e punësuar nga shtetasja Arjola Koromani, por dhe Ermal Beqiri, te shoqëritë Soft & Solution dhe Horizon, ku jam aktualisht administratore... Dua gjithashtu të shtoj faktin se rreth vitit 2025 shtetasi Ermal Beqiri, ka blerë një jaht nuk e mbaj mend se ku. Mesa kuptova, Ermalin e kishin këshilluar që do të ishte më e kollajshme për lëvizjen e mjetit lundrues, nëse do të kishte pronar një shtetas të Bashkimit Europian. Duke qenë se unë jam me pasaportë bullgare, ai vendosi të ma dhurojë mua jahtin. Për historinë e jahtit, unë kam të gjitha email-et dhe korrespondencat me kompaninë shitëse, me zyrën e avokatisë në Maltë".
Megjithatë spak dyshon se kontrata e dhurimit eshtë bërë me qëllim për të fshehur pronësinë e tij mbi jahtin. Si agasi dhe beqiri janë në kërkim prej dhjetorit të vitit të shkuar ndërsa gjkko ka vendosur masën e arrestit me burg në mungesë.
