Dosjet e nxehta që po 'djegin' qeverinë, Çollaku: A po i vjen fundi pandëshkueshmërisë?
Gazetari Basir Çollaku në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", u shpreh se qeveria shqiptare ndodhet përballë një presioni në rritje nga një sërë ngjarjesh dhe dosjesh të rënda me implikime ndërkombëtare.
Zhvillimet e fundit, përfshirë takimet e nivelit të lartë mes drejtuesve të drejtësisë shqiptare dhe agjencive amerikane, sinjalizojnë një përballje të pashmangshme mes pushtetit dhe drejtësisë, ku pandëshkueshmëria e zyrtarëve të lartë vihet në pikëpyetje.
"Pra kanë qenë shumë ngjarje të rënda tashmë. Vjen nga Amerika, ka shumë histori dhe ngjarje kur kryeministri do të duhet të vetëpërballet dhe jo të mbrojë as Ballukun, as Karçanajn, pra as Lindën tjetër, Lindën e qeverisë, Lindën e shtëpisë, Lindën e teknologjisë.
I duhet të përballet personalisht me këto çështje, emri ku emri i tij gjendet në atë dosje.
Me historinë e Çarlit, me Sinaloan, me mos harrojmë që kemi për më tepër se një javë, tre drejtues të strukturës së posaçme që kanë bashkuar në takime të rëndësishme me FBI-në, me DEA-n, me CIA-n.
Duke u njohur, duke shkëmbyer informacion, duke marrë e duke dhënë.
Dhe njëkohësisht edhe duke dialoguar, duke konkluduar se ca gjëra që nuk janë bërë, a mos është momenti të mos arrihen më të bëhen dhe kushdoqofshin, politikanë, ministra, deputetë që janë të përfshirë në pjesë të këtyre dosjeve penale, ata duhet të përballen me drejtësinë.
Nuk mund të shtyhet pesë vjet, 10 vjet një përballje. Është tejet proceduriale, është amnisti dhe kjo amnisti tenton më së shumti shqiptarët por edhe institucionet, besueshmëria e të cilit forcohet duke vepruar dhe jo duke vëzhguar.
Ndaj them që ka shumë ngjarje të tjera të cilat ne do t'i shohim së shpejti në këtë përballje të pushtetit me drejtësinë, ndonëse ka qenë një shantazh i madh, beteja e Ramës kundër sistemit në këto muajt e fundit, është e dukshme me kosto, ku ka sjellë dhe reagimin e Brukselit dhe Washingtonit, duke sjellë dhe kosto Shqipërisë për ndaljen e procesit të integrimit, të rrëzimin e raportit të ndërmjetëm të IPARD-it, bllokimin e fondeve dhe subvencioneve të IPARD-it.
Pra ka shumë kosto Shqipëria dhe shqiptarët nga ky kriminalizim qeveritar, nga kjo shpërfillje e drejtësisë, sulm ndaj saj, por njëkohësisht edhe një plaçkitje e madhe, një pastrim parash në në shifra që kur në deklarimin le të themi të para dy ditëshve në takimet e drejtuesve të prokurorisë speciale në Shtetet e Bashkuara, pra le të themi atë përmbledhje të njoftimit të bërë nga Shtetet e Bashkuara, vijnë nga DEA apo FBI-ja", u shpreh ndër të tjera Çollaku.
Ndiqni intervistën e plotë: