Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën për akuzë shtesë ndaj Erion Braçes, debate me Anduel Cekrezin: Në këtë histori ka qenë edhe policia pjesë...
Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca e radhës ku Erion Braçe është i paditur për shpifje nga biznesmeni Anduel Cekrezi. Në sallë ishte prezent biznesmeni Cekrezi dhe deputeti i PS Erion Braçe.
Avokati i Elis Bilali: Kërkojmë marrjen e një fakti penal që përmban edhe veprën penale të fyerjes. Pala e akuzuar në një emision televiziv ka fyer klientin tonë duke e quajtur palaço dhe ordiner. I kërkojmë gjykatës të marrë parasysh edhe veprën penale të fyerjes. Deri më tani e kemi paditur për shpifje por kërkojmë të bashkohet edhe fakti i ri, ajo e shpifjes.
Lidhur me këtë kërkesë flet Erion Braçe: Unë s’kam përmendur emra. U them bëj të fala Bilos. S’e kuptoj pse duhet të atribuohem gjëra që s’janë të miat. Unë s’kam përmendur emra.
Prokurori Ols Dado: Mendoj që faza proceduriale nuk është e duhur.
Gjykata vendosi të mos e pranojë kërkesën e avokatit për faktin e ri penal që përveç shpifjes t’i shtohet edhe akuza e fyerjes.
Avokati Elis Bilali që mbron biznesmenin Anduel Cekrezi. Klienti im ka qenë i rregullt me procedurat e marrjes së tokës. Ka edhe procese gjyqësore që i japin të drejtë atij. Deputeti Erion Braçe ka bërë deklarata të pavërteta për klientin tim. Etiketime si grabitqar, ka treguar armët dhe të tjera si këto janë.
Braçe: Në këtë periudhë kohore kam qenë me detyrat e deputetit të Republikës së Shqipërisë. Mbrojtja e interesit publik janë detyrime që burojnë nga Kushtetuta. Kam qenë deputet i qarkut të Fierit. Në çdo rast që kam folur kam një referencë. Është ligji që unë kam cituar si në parlament si me rrjete sociale. Në këtë histori ka qenë edhe policia pjesë. Unë kam përmendur shefa policie, shefa krimesh.
Në sallë e gjyqit ka debate mes biznesmenit dhe Erion Braçes. Deputeti i kthehet paditësit. Ndërkohë paditësi thotë se me këto propozime hajde merr tokë shtet me qera në Divjakë dhe bëj investim tënd.
Anduel Cekrezi: Kam 3 vite që përballem me këtë linçim publik. Unë jam në punën time, unë paragjykohem se kam këtë mbi veten si falsifikator etj nga fjalët e Braçes. Faji im i vetëm është se kam besuar tek ky shtet dhe kam.
Seanca e radhës më datë 6 Maj ora 9.
