Marrëveshja me Greqinë për pensionet, Tavo: Ja se kur pritet t'i jepet zgjidhje
Çështja e njohjes së kontributeve shoqërore për emigrantët shqiptarë në Greqi, një temë e diskutuar prej vitesh, duket se po shkon drejt një zgjidhjeje.
Bisedimet mes dy vendeve janë intensifikuar dhe ka një optimizëm në rritje se një marrëveshje e ngjashme me atë të arritur me Italinë mund të jetë afër.
Për të folur më tepër për këtë temë, në "Ora News", ishte i ftuar Vangjel Tavo, Kryetari i Bashksië Himarë.
" Shqiptarëve që, sikurse e theksova, kanë kontribute të të dyanshme në të dy vendet dhe padyshim dhe kjo është një nga çështjet të cilat unë shpresoj që do të gjejë zgjidhje shumë të shpejtë, sepse këtu nuk ka ndonjë ndonjë ngërç, përveçse ngërçi është teknik.
Padyshim që do të ketë përparim. Është një çështje që ka filluar të diskutohet shpejt me, me Greqinë. Unë kam qenë edhe pjesë e delegacioneve të ndryshme qeveritare kur kemi vizituar Greqinë dhe që është diskutuar kjo çështje dhe ka pasur, kam parë që ka pasur vullnet nga ana e palës greke për ta trajtuar dhe për t'i dhënë zgjidhje përfundimtare kësaj çështjeje.
Afatin nuk e përcakton kryetari i Bashkisë së Himarës", u shpreh Tavo.
Ndiqni intervistën e plotë:
