KARÇANAJ SHTËPI NË TIRANË E DET/ Dëshmitë e dhëna në SPAK: Prej fundit të 2024 me apartament te Air Albania
Spak ka zbuluar tre apartamente që dyshohet se i përkasin drejtoreshës së AKSHIT Mirlinda Karçanaj. Një prej pronave të sekuestruara ndodhet pranë stadiumit kombëtar për të cilën prokuroria e posaçme ka marrë dhe dëshmi. Një tjetër pasuri që kaloi në administrim të shtetit ndodhet në zonën bregdetare në Qerret
Spak bëri të ditur se ka sekestruar dy apartamente në tiranë që dyshohet se i përkasin ish - drejtoreshës së AKSHI-t Mirlinda Karçanaj dhe një pronë në zonën bregdetare në Qerret të Kavajës por dhe 1500 m2 ullishte në sauk.
Në kryeqytet një apartament ndodhet në zonën e stadiumit kombëtar për të cilin duket se prokuroria e posaçme ka zhvilluar hetime të thelluara.
Një prej dëshmive që ka marrë prokuroria e posaçme është dhe ajo e shoferit të Karçanajt.
“Nga viti 2019 ajo ka banuar në një shtëpi përballë Bankës së Shqipërisë te rruga e Kavajës. Në fillim të vitit 2025 ose në fund të vitit 2024, ajo lëvizi në një shtëpi me qira, prane stadiumit Air Albania. Do ketë qenë fillimi i janarit, kur kam filluar ta marr me makinë te shtëpia e re, te Air Albania. Në fakt, lidhur me sa sё sipër, në fund të dhjetorit të vitit 2024, shtetasja Mirlinda Karçanaj, më ka dhënë çelësat e shtëpisë së re që ndodhej në një pallat te Air Albania dhe më ka thënë që t'i çoja rrobat atje dhe i kam dërguar unë rrobat e saj te kjo shtëpi, në ditën e fundit ëe dhjetorit të vitit 2024. Më pas, pas festave, e kam marrë atje, pra ka filluar të banojë atje..."
Në mes të dhjetorit 2025 gjkko vendosi masën arrest shtëpie për karçanajn e akuzuar për shkelje të barazisë në tendera, grup i strukturuar kriminal. Po ashtu ajo u shkarkua në detyra në shkurt të vitit 2026 ndërsa vazhdon të njëjtën masë të sigurie ku tashmë shtohet dhe sekuestrimi i pasurive
