Muco: Shqipëria ‘noton’ mbi vajin e ullirit, por ja pse raftet e marketeve mbushen me import

Në një vend me traditë të pasur në kultivimin e ullirit dhe prodhimin e vajit cilësor, prania e lartë e vajit të ullirit të importuar në raftet e supermarketeve ngre pyetje të rëndësishme. 

Përse Shqipëria, një prodhuese neto e vajit të ullirit, ka nevojë të importojë këtë produkt nga vendet e tjera?

Sipas ekspertit të ekonomisë, Klodian Muco, përgjigjja qëndron në dy arsye kryesore strukturore: mungesa e investimeve në infrastrukturën e pas-prodhimit dhe paqëndrueshmëria e vetë prodhimit.

" Janë dy arsye kryesore. Arsyeja e parë është investimet në pjesën e ambalazhimit dhe në pjesën e stokimit të produkteve.

Pra, çfarë ndodh në Shqipëri? Edhe te vaji, konkretisht te vaji i ullirit. Vaji i ullirit është një produkt që varet nga, kryesisht nga kushtet klimatike. Pra, ullinj, përgjithësisht nuk është se kanë një prodhim të, një prodhim të standardizuar apo të njëjtë nga viti në vit.

Kështu që në vitin që kemi prodhim, në vitin që kemi prodhim me shumicë, çmimet e vajit të ullirit në treg, në atë momentin e prodhimit, arrijnë, arrijnë në shumë raste dhe poshtë 400 lekë për litër.

Në momentin me kalimin e kohës pastaj shikojmë që kapin atë nivelin e 600 apo 800 lekë për litër dhe në disa raste na hyn në na hyn në treg, le të themi vaj i huaj nga Greqia, nga vendet fqinje, nga Maroku e të tjerë.

Pra praktikisht vaj që ndoshta nuk është cilësor si ai që, si ai që prodhojmë neve, por praktikisht vjen me një çmim më të ulët.

Vaji ka një, vaji ka një aftësi që në qoftë se konservohet për një kohë të gjatë, vlerat ushqimore të tij bien në mënyrë të vazhdueshme, automatikisht.

Dhe automatikisht na vjen ai vaji që ndoshta konsumatorët e thjeshtë nuk e kuptojnë, por që ku ta di unë, është ambalazhuar para shumë kohësh dhe shitet në me çmim të ulët. Kjo bën që ne në momente të caktuara edhe këtë produkt që e prodhojmë me shumicë ta importojmë nga jashtë", u shpreh Muco.

Ndiqni intervistën e plotë: