Noka akuzon dy efektivë policie: Më s*muan në protestë dhe do japin llogari për dh*nën ndaj opozitarëve

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka akuzuar publikisht Rebani Shehun, të identifikuar si zv. komandant njësie në FNSH, për sulmin me spërkatje drejtpërdrejt në fytyrën e tij, në protestën e 17 prillit.

Noka, në një postim publik akuzon një zyrtar policor të forcave Shqiponja të identifikuar si Enid Pasho, duke e lidhur atë me aktivitete të paligjshme, si shpërndarje droge në gjimnazet e Fierit.

Noka thekson se, këta armiq do japin llogari për aktet dhe dhunën e tyre ushtruar kundrejt popullit opozitar.

Postimi:

Mbajini mend këta armiq të popullit opozitar!
Do të japin llogari për aktet e tyre.

ENID PASHO
Komandant i Shqiponjave, i emëruar së fundmi. Organizator dhe koordinator i shpërndarjes së drogës në gjimnazet e Fierit.

Rebani Shehu, me detyrë Zv. Komandant Njësie në FNSH dhe përgjegjës për sulmin me spërkatje ndaj meje. Një tjetër fytyrë e organizatës kriminale me uniformë që nuk do e harrojmë.
Ushtar i narkoregjimit të vetëm në Europë dhe armik i shqiptarëve që nuk i përulen Edi Ramës.