NË PRAG TË ZGJEDHJES PRESIDENCIALE/ Bytyçi: Presidenca mbetet peng, s’ka zgjidhje në horizont
Në një lidhje direkte për Ora News, në hapësirën “Për shqiptarët”, opinionisti Muhamet Bytyçi foli për situatën politike në Kosovë, ku zgjedhja e presidentit mbetet e bllokuar dhe pa një zgjidhje të qartë.
Sipas tij, vendi ndodhet përballë një momenti të vështirë, ndërsa sfidat ekonomike, sociale dhe të sigurisë kërkojnë institucione funksionale dhe stabilitet më të madh politik.
Në këtë realitet, mungesa e konsensusit mes forcave politike po e thellon edhe më shumë krizën.
“Ne po tregojmë një lloj papjekurie politike, sepse fakti që priten ndërkombëtarët në ndihmë për të gjetur zgjidhje, tregon që nuk po arrijmë të gjejmë vetë konsensusin e nevojshëm.”-tha ai.
Bytyçi vë theksin te përgjegjësia e forcave kryesore politike, nga të cilat pritet më shumë bashkëpunim për të dalë nga ngërçi. Sipas tij, pa një qasje më të hapur dhe më bashkëpunuese, kriza rrezikon të zgjasë.
“Unë nuk po shoh ndonjë zgjidhje të situatës. E vetmja mbetet shkuarja në zgjedhje, por edhe ato nuk garantojnë zgjidhje nëse mungon vullneti politik.”- shtoi Bytyçi.
Ai shton se problemi është edhe në vetë sistemin politik, i cili e bën të vështirë krijimin e një shumice të qëndrueshme. Në këto kushte, vendi rrezikon të mbetet në një cikël të vazhdueshëm bllokade, pa një zgjidhje të shpejtë në horizont.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË NË ORA NEWS:
