Zgjedhja e presidentit, Kurti në komunikim me kryetarët e partive opozitare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2026, 20:27
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se është në komunikim me kryetarët e partive politike opozitare.
Kështu u përgjigj Kurti ndërsa u pyet se a do të ketë takime këtë javë për çështjen e presidentit.
“Jemi në komunikim me kryetarët e partive opozitare, kur të ka rezultate atëherë ju njoftojmë”, tha Kurti shkurt për media.
Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, edhe 13 ditë kanë mbetur afat për zgjedhjen e presidentit të ri nga Kuvendi i Kosovës.
