Vetëm 13 ditë afat nga zgjedhja e Presidentit/ Drenori: Mendësia bllokuese vazhdon, por ka shans për marrëveshje
Në një lidhje direkte për Ora News, në hapësirën “Për shqiptarët”, ishte analisti politik Xhavit Drenori, i cili foli për situatën aktuale politike në Kosovë dhe afatin për zgjedhjen e presidentit të ri.
Drenori e përshkroi situatën si ndryshe nga krizat e mëparshme, duke kujtuar se aktualisht vendi ka institucione funksionale, por bllokada politike vazhdon të jetë e pranishme.
“Tani kemi një qeveri funksionale dhe një parlament në funksion, por vonesa për zgjedhjen e presidentit po tregon që mendësia bllokuese vazhdon ende në politikë.”-tha ai.
Ai u ndal edhe te afati prej 13 ditësh që ka mbetur për zgjedhjen e kreut të shtetit, duke e konsideruar këtë periudhë vendimtare për të shmangur zgjedhjet e parakohshme.
Një zhvillim i rëndësishëm, sipas tij, është sinjali i fundit nga Lëvizja Vetëvendosje, që mund të hapë rrugë për kompromis.
“Kemi një sinjal të ri, që mazhoranca mund të tërhiqet nga kandidatët aktualë për t’i hapur rrugë një zgjidhjeje me konsensus.”-shtoi Drenori.
Sipas Drenorit, ky fleksibilitet mund të ndikojë në zhbllokimin e situatës politike, nëse edhe palët e tjera tregojnë gatishmëri për marrëveshje.
Në të kundërt, vendi rrezikon të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË NË ORANEWS:
