Hoxha: Sistemi aktual e komplikon zgjidhjen me ndërmjetësim
I ftuar në emisionin Epiqendër, të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, avokati Arlind Hoxha ka folur mbi proceset e ndërmjetësimit dhe nevojën për lehtësimin e procedurave ligjore në Shqipëri.
Gjatë bisedës, Hoxha u shpreh se, pavarësisht përpjekjeve për të promovuar ndërmjetësimin si një alternativë ndaj proceseve gjyqësore, në praktikë shpesh lind nevoja për t’iu rikthyer sërish gjykatës, çka e bën procesin më të gjatë dhe më të ndërlikuar.
Sipas tij, sistemi aktual kërkon ende kalimin përmes filtrit gjyqësor, edhe në rastet kur palët kanë arritur dakordësi për zgjidhjen e konfliktit, duke shtuar kohë dhe burokraci në proces.
Ai solli si shembull praktik Greqia, ku sipas tij proçedurat e ngjashme mund të zgjidhen më thjesht, vetëm me vullnetin e palëve.Sipas tij, kjo qasje është shumë më praktike dhe kursen kohë si për qytetarët ashtu edhe për sistemin gjyqësor, duke ulur ngarkesën e gjykatave dhe duke rritur efikasitetin e procedurave ligjore.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR”
