Pa tharëse dhe pa mundim/ Balluket që po “çmendin” gratë dhe ju bëjnë të dukeni më të re

Një trend i ri në stilin e flokëve po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet, sidomos mes grave që kërkojnë një ndryshim të lehtë dhe praktik.

Bëhet fjalë për “wispy balluket”, një model i thjeshtë që i jep fytyrës freski pa kërkuar shumë kohë për mirëmbajtje.

Këto balluke janë të holla dhe jo të dendura, duke mos e mbuluar plotësisht ballin. Ato krijojnë një pamje më të butë dhe natyrale, pa nevojën për stilizim të përditshëm.

Pikërisht kjo i bën të preferuara për shumë gra që duan të duken mirë pa shumë mundim.

Ky stil është përdorur prej kohësh në trendet aziatike të bukurisë, ku vlerësohet pamja sa më natyrale. Tani ai është përhapur gjerësisht dhe është adoptuar edhe nga emra të njohur si Jenna Ortega, Selena Gomez, Camila Cabello, Zoë Kravitz dhe Suki Waterhouse.

Një nga arsyet kryesore pse ky model po përhapet kaq shumë është fakti që nuk kërkon shumë përkujdesje. Nuk ka nevojë për tharëse çdo mëngjes dhe nuk ka rëndësi nëse flokët nuk janë perfekt të rregulluara. Edhe paksa të çrregullta, këto balluke duken mirë dhe natyrale.

Përveçse i kursejnë kohë kujtdo që i mban, ato japin edhe një efekt më të ri dhe më të freskët në pamje. Mund të stilizohen lehtë ose të lihen në mënyrë natyrale, pa shumë përpjekje.

Për këtë arsye, “wispy balluket” po konsiderohen si një nga zgjedhjet më të thjeshta për një ndryshim në pamje, pa pasur nevojë për ndërhyrje të mëdha apo rutinë të lodhshme çdo ditë.