Romancë e re në horizont për Brooks Nader? Modelja amerikane kapet “mat” me aktorin e njohur
Modelja amerikane Brooks Nader duket se po nis një kapitull të ri në jetën e saj personale.
Ajo është parë së fundmi në shoqërinë e aktorit britanik Taron Egerton, duke shtuar zërat për një lidhje mes tyre.
Fotot e publikuara nga mediat ndërkombëtare tregojnë dyshen së bashku në një dalje publike, çka është interpretuar si një shenjë e qartë e afrimit mes tyre.
Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi dhe kanë tërhequr vëmendjen e mediave rozë.
Kjo situatë ka zbehur edhe thashethemet e mëparshme që lidhnin Brooks Nader me tenistin Carlos Alcaraz.
29-vjeçarja është aktualisht e angazhuar me xhirimet e ribërjes së Baywatch, ndërsa në të njëjtën kohë duket se ka gjetur një ekuilibër të ri në jetën e saj personale pranë aktorit të njohur për rolin në filmin Rocketman.
Për momentin nuk ka një reagim zyrtar nga asnjëri prej tyre, por prania e përbashkët në publik ka mjaftuar për të ndezur spekulimet për një romancë të re.

