“Shqiptarët në botë janë histori suksesi”/ Peleshi: Diaspora nuk është vetëm para, por kapital i madh njerëzor
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, foli në Samitin e Diasporës për rolin që kanë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
Ai u ndal te fakti se diaspora sot është e pranishme dhe aktive në shoqëritë ku jeton, duke u bërë pjesë e jetës ekonomike, kulturore dhe politike në shumë vende.
Sipas tij, shqiptarët jashtë vendit nuk janë vetëm mbështetje financiare për familjet e tyre, por edhe një burim i rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë.
Ai përmendi edhe ndikimin e remitancave dhe kontributin në fusha si arsimi, kultura dhe jeta publike.
Peleshi foli edhe për praninë e shqiptarëve në nivele të larta në vende si Europa, Kanadaja dhe SHBA, duke i cilësuar si pjesë e elitave në fusha të ndryshme.
Në fund, ai u ndal te nevoja që institucionet dhe shoqëria të bashkëpunojnë më shumë për të përfituar nga ky potencial dhe për ta lidhur më fort diasporën me zhvillimin e vendit.
FJALE E KRYEPARLAMENTARIT, NIKO PELESHI:

