Samiti i Diasporës, Gjoni: Nga retorika te veprat konkrete, bashkëpunimi duhet të sjellë vlerë reale
Samiti i fundit i Diasporës dhe retorika e përdorur për forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe komuniteteve të saj jashtë vendit, duket se kanë kaluar nga një fazë simbolike në një kërkesë për konkretizim.
Fryma e re e bashkëpunimit nuk shihet më si një komunikim në distancë, por si një prani reale dhe e prekshme, e ngjashme me kalimin nga një intervistë online në një takim fizik në studio.
Kjo atmosferë e re u përcoll përmes një pritjeje me “tapet të kuq”, e cila nuk ishte thjesht një gjest formal, por një shprehje e një fryme mirëpritëse thellësisht shqiptare. Përtej gjesteve, ishte retorika e përdorur ajo që krijoi një ndjesi optimizmi, duke folur për një atmosferë bashkëpunimi me “vlerë reale”.
Për të folur më tepër për këtë temë, e ftuar në studion e lajmeve në "Ora News" ishte Eva Gjoni.
" Çdo histori suksesi fillon me një bisedë. Dhe le të fillojmë njëherë tek fryma.
Pjërveç faktit që ne u pritëm, ne u pritëm si diasporë me tapetin e kuq, vërtet me tapetin e kuq, me një frymë mirëpritëse tamam shqiptare, është edhe retorika që të bën shumë përshtypje.
Dhe flitet për një, domethënë që, për një atmosferë dhe për një frymë bashkëpunimi me vlerë reale.
Domethënë me një vlerë që t'i sjelli të dyja palëve diçka të përbashkët. Unë flas për atë dimensionin e tretë. Domethënë kur mblidhen dy palë, krijojnë një të tretë.
Dhe kjo frymë ishte absolutisht shumë e, shumë e e ndjeshme aty për aty. Ne jemi këtu, shikoje, ti të thërret, ne vijmë direkt.
Domethënë, dhe tashti problemi është ose çështja është se çfarë do dali nga e gjitha kjo.
Nga gjithë kjo retorikë e artikuluar dhe shumë, shumë interesante dhe shumë e mirëpritur dhe madje ndoshta dhe deri diku e vonuar, që ne nuk jemi këtu, o hajde se çfarë do bësh ti tashti për ne, kupton? Se ti je andej, ëh, ti je diaspora dhe ti ke më shumë mundësi sesa ne. Jo, është, bëhet fjalë për bashkimin e potencialit të përbashkët për të krijuar diçka më të madhe sesa ne", u shpreh Gjoni.
Ndiqni intervistën e plotë:
