“Diaspora 'i kthen shpinën' Ramës”/ Boçi: Shumë shqiptarë në Greqi nuk e mbështesin Samitin, e shohin si nismë politike

Nënkryetari i Partisë Demokratike e Shqipërisë, Luçiano Boçi, ka reaguar për organizimin e Samitit të Diasporës, duke kritikuar pjesëmarrjen dhe mënyrën si po zhvillohet.

Sipas tij, shumë shqiptarë që jetojnë në Selanik nuk po e mbështesin këtë aktivitet, pasi e shohin si një nismë me qëllime politike.

Ai shprehet se diaspora kërkon zgjidhje për çështje konkrete, ndërsa përballet me aktivitete formale dhe pamje publike.

Boçi mendon se kjo situatë tregon një distancim të shqiptarëve jashtë vendit nga politika në Shqipëri dhe mungesë besimi ndaj institucioneve.

Sipas tij, reagimet nga komunitetet shqiptare janë një shenjë se ata nuk duan të përdoren për qëllime që nuk lidhen me problemet e tyre reale.

Ky reagim vjen në një kohë kur Samiti i Diasporës është kthyer në temë diskutimi në politikën shqiptare, me qëndrime të ndryshme nga palët.