“Midis formës dhe shpirtit” - Trashëgimia artistike e piktorit Kristi Baba

Galeria FAB hapi dyert mbrëmë për ekspozitën “Midis formës dhe shpirtit”, homazh kushtuar krijimtarisë së artistit të ndjerë Kristi Baba.

Kristi Baba i cili u nda nga jeta në moshën 30-vjeçare në vitin 2021 si pasojë e COVID-19, njihej për ciklet e tij grafike dhe përdorimin e teknikave mikse, ku gërshetonte figurën njerëzore me elemente sureale. Një nga ekspozitat e tij më të spikatura gjatë jetës ishte “Sunduku” (The Coffer), e mbajtur në Muzeun Historik Kombëtar.

Në hapjen e ekspozitës morën pjesë familjarë, miq e dashamirës të piktorit të ndjerë por edhe artistë e kolegë që e çmuan artistin si në jetë ashtu dhe në vdekje.

Ardian Isufi së bashku me artistin e pedagogun e mirënjohur Zef Paci, janë kuratorët e kësaj eskpozite e cila do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 13 prill.

“Midis formës dhe shpirtit” - Trashëgimia artistike e

“Krijimtaria e artistit Kristi Baba shfaqet si një territor i ndjeshëm ku jeta dhe arti ndërthuren në mënyrë fluide, duke krijuar një gjuhë pamore që buron nga përvoja e drejtpërdrejtë dhe reflektimi i brendshëm”, shkruan Ardian Isufi në tekstin kuratorial.

Trashëgimia artistike e piktorit Kristi Baba mbart një intensitet të veçantë, shfaqet si një varg fragmentesh të një kërkimi më të gjerë dhe një përpjekje për të kuptuar realitetin përmes ndjesisë dhe mendimit.

“Midis formës dhe shpirtit” - Trashëgimia artistike e

Kuratori Ardian Isufi e thotë se, Kristi ishte një ëndërrtar i pamat, ashtu si shkruante dhe Edgar Allan Poe: “Gjithçka që shohim apo duket se jemi, është veçse një ëndërr brenda një ëndrre”.

Veprat e piktorit Baba në këtë ekspozitë, qëndrojnë në një ekuilibër të brishtë mes reales përfytyrimit, duke lënë hapësirë për interpretim dhe përfshirje personale. /ATSH