PARIS/ Shuhet aktori i madh i kinemasë evropiane, Mario Adorf
Aktori zviceran me formim gjerman dhe zemër italiane, Mario Adorf, ka vdekur në moshën 95 vjeçare, shkruan tg24sky.it.
i lindur në Zyrih më 8 shtator 1930 nga një baba italian dhe një nënë gjermane, Adorf përshkoi gjashtë dekada të kinemasë evropiane me një shumëllojshmëri të rrallë rolesh: nga filmat policorë italianë te kryeveprat e autorëve si Volker Schlöndorff dhe Rainer Werner Fassbinder, nga western-et e Cinecittà-s te filmat e Billy Wilder.
Adorf ka qënë një aktor i njohur për rolet e “të këqijve”, por me një shpirt të mirë. Me të largohet një nga fytyrat e fundit të mëdha të kinemasë evropiane.
Ka diçka ironike në datën e zgjedhur nga fati. Mario Adorf u nda nga jeta më 8 prill 2026 — po atë ditë kur, saktësisht 65 vjet më parë, Luigi Comencini xhironte skenat e fundit të filmit ”A cavallo della tigre”, filmi që i hapi publikut të madh italian portën drejt atij fytyre të ashpër, nofullave të gjera dhe syve të aftë për të shprehur kërcënim dhe melankoli në të njëjtën kohë.
Parisi, qyteti që e kishte mirëpritur vitet e fundit, e mbajti përgjithmonë. Ishte 95 vjeç. Një jetë e tërë, e jetuar me të njëjtën intensitet shpërthyes me të cilin ai mishëronte çdo personazh.
Lajmi bëri xhiron e botës me atë shpejtësi të pamëshirshme që kanë nekrologjitë e atyre që prej kohësh janë kthyer në mite.
Rrefuzimet e bujshme
Karriera e tij përfshin edhe disa refuzime të famshme: ai i tha jo ”Uno, due, tre! të Billy Wilder, refuzoi ”Il Padrino” të Francis Ford Coppola dhe gjithashtu një rol në ”Il mucchio selvaggio”, që mund të ishin kthyer në çmime Oscar.
Por Adorf nuk ishte njeri i ambicies së verbër: ai ishte njeri i lirisë.
“Në kinema, si në jetë, jo gjithmonë gjërat më të bukura janë ato që shihen”, theksonte ai në një intervistë mbi rrefuzimet e disa filmave.

