Koncert-homazh dedikuar këngëtares Vaçe Zela

87-vjetori i lindjes së këngëtares së madhe, Vaçe Zela u shënua në qytetin e saj të lindjes, Lushnjë me një koncert të veçantë.

Këngëtarja u nda nga jeta më  6 shkurt 2014 në Bazel, por zëri i saj ka mbetur i përjetësuar në këngë të shumta që u risollën për publikun nga artistët në koncertin e organizuar nga bashkia e Lushnjës.

Organizimi bashkoi dhjetëra qytetarë dhe artdashës në shesh, ku jehuan përsëri këngët më të njohura të Vaçes si kontribut për ruajtjen e veprës së këngëtares së shquar.

Vaçe Zela lindi më 7 prill 1939 në Lushnjë dhe jetoi aty deri në moshën 14-vjeçare kur u largua për në Tiranë për të ndjekur shkollën e mesme.

Koncert-homazh dedikuar këngëtares Vaçe Zela

Vaçja ishte vetëm 17 vjeç, kur së bashku me grupin e artistëve të rinj të Liceut Artistik “Jordan Misja”, përfaqësoi Shqipërinë në Festivalin Ndërkombëtar të Rinisë në Moskë, në vitin 1956. Karriera e nisur në një skenë ndërkombëtare ishte një ogur i mirë për Vaçen, që me pjesëmarrjen në estradën e qytetit, dha shfaqje në mbarë vendin.

Pas triumfit në Festivalin e parë të Radio Televizionit Shqiptar, do të realizonte mbi 50 këngë, deri në paraqitjen e fundit skenike në vitin 1992./ATSH