BILBILAT E MUZIKËS POPULLORE! Merita Halili në skenë me Manjola Nallbanin e Kastriot Tushën! Artistët e muzikës qytetare bashkohen në nder të Muharrem Gurrës
Merita Halili, Manjola Nallbani e Kastriot Tusha do ngjiten bashkë në skenë në një koncert dedikuar krijimtarisë së kompozitorit të shquar të këngës popullore qytetare Tiranase-Muharrem Gurra.
Merita Halili, e konsideruar si “Bilbili” i Shqipërisë së Mesme do të rikthehet para publikut shqiptare në koncertin “Kur dy zemra dashurohen” dedikuar, krijimtarisë së kompozitorit të shquar të këngës popullore qytetare Tiranase-Muharrem Gurra.
Manjola Nallbani, që do të jenë në skenë krahas Kastriot Tushës, Artan Bakijas dhe pianistes Elvina Gurra, po ashtu përcjell entuiziazëm për këtë organizim.
Perlat e muzikës popullore qytetare Tiranase do të vijnë për artdashësin nën tingujt e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore
Muharrem Gurra vlerësohet si një nga emrat më të shquar të traditës muzikore qytetare tiranase, një krijues dhe interpretues që i dha jetë, ndjenjë dhe elegancë këngës së qytetit.
Kur dy zemra dashurohen vjen premierë më 10 dhe 11 prill, në orën 20:00.
