Mentaliteti komunist i gjyqtarëve po mbush burgjet, avokati Hoxha thirrje për ndryshime në Shkollën e Magjistraturës
Mbingarkesa në burgjet shqiptare nuk buron kryesisht nga legjislacioni, por nga një “mentalitet komunist” i rrënjosur te gjyqtarët dhe prokurorët.
Ky është konstatimi i bërë gjatë një analize në "Ora News", nga avokati Arbër Hoxha, mbi sistemin e drejtësisë, ku theksohet se shkaku kryesor i këtij fenomeni është mënyra e të menduarit dhe vepruarit të trupës gjyqësore.
"Unë besoj që nuk ka të bëjë me legjislacionin.
Patjetër është një pjesë shumë e vogël e fajit, le ta themi, legjislacioni shqiptar, i cili përgjithësisht është shumë i ashpër, kodi penal, por sigurisht që kemi të bëjmë me një mendësi ë komuniste të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Dhe kjo është për të ardhur për keq, që njerëz të cilët janë datëlindja 95-a dhe mbrapa, janë më komunistë sesa baballarët e tyre, në mentalitet.
Dhe unë besoj që kjo është edhe si pasojë e një injektimi të një fryme edhe nga shkolla e magjistraturës. Unë besoj që lidershipi i shkollës së magjistraturës ka ardhur koha që të ndërrohet.
Unë besoj që ka, Shqipëria ka plot djem dhe vajza të cilët janë më se të kualifikuar dhe duhet që të jenë drejtorë të shkollës së magjistraturës.
Një njeri i cili ka punuar prokuror në kohën e komunizmit dhe ka qenë prokurori i parë ose i fundit i komunizmit, unë besoj që nuk mund të jetë drejtor i shkollës së magjistraturës, sepse është, është njeri i cili nuk mund të ndryshojë në mentalitet.
Dhe drejtori i shkollës së magjistraturës përcakton frymën që i jepet studentëve të shkollës së magjistraturës, të cilët janë gjyqtarë dhe prokurorë të ardhshëm", u shpreh Hoxha.
Ndiqni intervistën e plotë:
