Rrilë-Tale më afër me Tiranën/ Kryeministri Rama inspekton segmentin e ri që lidhet me autostradën Lezhë–Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook pamje nga inspektimi i një rruge të re në Lezhë, që lidh fshatin Rrilë dhe Hidrovorin e Tales me autostradën Lezhë–Tiranë.

Segmenti, rreth 6.3 kilometra i gjatë, është pjesë e investimeve për përmirësimin e infrastrukturës në zonë. Rruga pritet të lehtësojë lëvizjen e banorëve dhe të vizitorëve, duke krijuar akses më të shpejtë drejt bregdetit.

Ky projekt shihet si një shtysë për zhvillimin e turizmit, pasi zona e Tales po tërheq çdo vit e më shumë pushues.

Përmirësimi i lidhjes me autostradën pritet të rrisë fluksin e vizitorëve dhe aktivitetin ekonomik në këtë pjesë të Lezhës.

Në pamjet e shpërndara, Rama shfaqet gjatë inspektimit në terren, ndërsa punimet për këtë rrugë tashmë janë drejt përfundimit.