SPAK kontroll për aparate telefonike në qelinë e Veliajt dhe Beqajt, kërkohet dhe lista e takimeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Prill 2026, 14:13
SPAK ka kërkuar ditën e djeshme kontrolle në burgun e Durrësit për aparate telefonikë.
Kontrollet janë kryer edhe në qelitë e Ilir Beqaj, Erjon Veliaj dhe Aurel Zarkës.
Kërkesa e prokurorëve të posaçëm drejtuar policisë së burgjeve ndodhën pas përplasjeve në gjykimin administrativ ku kryebashkiaku i Tiranës hodhi akuza për mënyrën se si është emëruar në detyrë njëri nga prokurorët e çështjes.
Po ashtu është kërkuar edhe lista e takimeve të personave që takoi Veliaj.
Mësohet se gjatë kontrollit nuk është gjetur asnjë send i kundraligjshëm.
