Denoncoi manipulimin me votën në burgun e Peqinit, GJKKO shpall të pafajshëm Flamur Nokën
Gjykata e Posaçme ka dhënë pafajësi për deputetin e Partisë Demokratike Flamur Noka, i kallëzuar për shpifje dhe fyerje nga një punonjës i burgut të Peqinit, Gjergji Vishkuli.
Ky i fundit e akuzonte Sekretarin e përgjitshëm të PD lidhur me një denoncim që Noka kishte bërë në rrjetet sociale ku akuzonte punonjësit e burgut se ishin angazhuar në fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit në mbështetje të Partisë Socialiste.
Deputeti demokrat nuk ishte i pranishëm në seancë por u përfaqësua nga avokatja Eda Grimçi.
Kjo e fundit deklaroi se edhe SPAK kërkoi pafajësi për demokratin, pasi kishte bërë një denoncim publik dhe jo shpifje, teksa shtoi se denoncimi u provua pasi Sara Mila doli më e votuara në elbasan, dhe se prokuroria e këtij qyteti, ka nisur një hetim për të verifikuar pretendimet e Nokës Flamur Noka do të denonconte se Burgu i Peqinit ishte kthyer si një ndërmarrje e të shumëkërkuarit të drejtësisë Suel Çela dhe se ky i fundit e përdori burgun si një shtab zgjedhor të kandidates së PS-së, Sara Mila .
Sipas Nokës, efektivët e burgut përmes presioneve për largime nga puna kërkonin votën për PS-në.
