Aksident i rëndë pranë Urës së Gjolës, humb jetën një kalimtare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Prill 2026, 08:19
Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Fushë Krujë-Vorë.
Një automjet ka përplasur një kalimtare, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja ndodhi pranë vendit të quajtur Ura Gjole.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, teksa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes.
