Makina me shpejtësi si në filma/ Shoferi 24-vjeçar nuk i mbijeton përplasjes në mbikalimin e Novoselës

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Vlorë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 në mbikalimin e Novoselës drejt fshatit Akërni.

Sipas informacioneve të para, automjeti i drejtuar nga A. H., 24 vjeç nga Fier, është përfshirë në aksidentin fatal.

Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe i riu ka humbur jetën menjëherë në vendngjarje.

Nga verifikimet e vendit të ngjarjes dhe pozicioni i makinës, dyshohet se automjeti po lëvizte me shpejtësi tepër të lartë, që mund të ketë kaluar 200 km/h.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit.