Zjarr masiv në Fier/ Flakët përfshijnë përroin e Zharrëzës, banorët e zonës në alarm

Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme zonën e Përroit të Zharrëzës, duke alarmuar banorët e zonës.

Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe kanë mbuluar një sipërfaqe të konsiderueshme, duke arritur deri pranë rrugës kryesore.

Në disa momente ka pasur rrezik për një serë që ndodhej pranë vatërzjarrit.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët kanë nisur punën për të vënë flakët nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme.

Deri tani nuk raportohet asnjë i lënduar, ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit vijon.